Home / Europa / Trenin s’e mbajnë frenat dhe përplaset në stacion, 48 të plagosur në Barcelonë

Trenin s’e mbajnë frenat dhe përplaset në stacion, 48 të plagosur në Barcelonë

Të paktën 48 persona janë plagosur, ku 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë, pasi një tren u përplas me stacionin në qytetin spanjoll të Barcelonës, thonë zyrtarët.

Incidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në stacionin “Francia”, në qendër të qytetit, shkruan BBC.

Sipas raportimeve të para treni nuk frenoi kur hyri në stacion duke goditur trarët e platformës.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë pjesën përpara të trenit të shkatërruar pjesërisht. 18 prej të plagosurve janë dërguar në spital, thonë zyrtarët e emergjencës në Barcelonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.