Ekonomia

Turizmi: Shqiptarët shpenzojnë më tepër jashtë

per web-2_4c9b22f621148d63f9282ef4a87c654fTë ardhurat nga turistët që vijnë në Shqipëri arritën në 400 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit, sipas Bankës së Shqipërisë. Kjo shënon një rritje prej 37%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013. Edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë kanë shënuar rritje me 20%, krahasuar me vitin 2013. Ato kapin vlerën 555 milionë euro për gjashtëmujorin e parë të vitit. Por shpenzimet e shqiptarëve jashtë mbeten më të larta se të ardhurat që sjellin të huajt në Shqipëri, duke bërë që bilanci i udhëtimeve të mbetet negativ, në rreth 10 milionë euro. Megjithatë, ai është reduktuar në raport me gjashtëmujorin e parë 2013, kur ishte 67 milionë euro. Në vitin 2013, nuk pati ardhje të mëdha turistësh, sepse ishte vit elektoral, ndërkohë që ky vit sjell shenja të qarta përmirësimi në këtë sektor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button