Home / Bota / Amerika / SHBA – Senati hedh poshtë shfuqizimin e pjesshëm të Obamacare

SHBA – Senati hedh poshtë shfuqizimin e pjesshëm të Obamacare

Senati amerikan hodhi sot poshtë abrogimin e pjesshëm të Obamacare, në përfundim të një votimi të tendosur që përbën një dështim për presidentin, Donald Trump.

Senatori republikan, John McCain, i cili u diagnostikua me kancer në tru, u shpreh kundër këtij shfuqizimi të pjesshëm.

Ky votim i dha një goditje të rëndë ambicies së presidentit Trump për heqjen e reformave shëndetësore të paraardhësit të tij, Barack Obama.

“Kjo përbën një dështim”, deklaroi kreu i republikanëve në Senat Mitch McConnell.

Presidenti amerikan, Donald Trump u kërkoi sot zyrtarëve parlamentarë republikanë “ta lënë Obamacaren të shpërthejë”, pas refuzimit nga Senati të një abrogimi të pjesshëm të mbulimit shëndetësor hartuar nga paraardhësi i tij.

“Tre republikanë dhe 48 demokratp lejuan rënien e popullit amerikan”, theksoi në Twitter presidenti amerikan Trump duke iu referuar votimit të Senatit që e hodhi poshtë me 51 vota kundër dhe 49 pro këtë shfuqizim të pjesshëm.

Leave a Reply

%d bloggers like this: