Kronika

Punonjësit abuzues, OSHEE padit 10 persona të stafit

Operatori i Shpërndarjes ka rritur kontrollet kundër vjedhjes së energjisë, por këtë herë në fokus kanë qenë edhe punonjësit e vetë kompanisë, të cilët shkelin ligjin.

Kompania njoftoi se vetëm gjatë javës së fundit ka kallëzuar penalisht 10 punonjës të saj për përfshirje në skema korruptive me abonentë abuzues, ndërkohë që ka pezulluar nga detyra dhjetëra të tjerë.

Sipas OSHEE, paralelisht janë kallëzuar për vjedhje energjie mbi 100 abonentë, gjysma e të cilave biznese.

OSHE deklaron se do të vazhdojë kontrollet dhe i ka kërkuar qytetarëve të denoncojnë çdo abuzim të punonjësve të saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button