Home / Politika / LSI, mesazh Ramës: Lëri dëgjesat e gallatës, qeveris vendin

LSI, mesazh Ramës: Lëri dëgjesat e gallatës, qeveris vendin

Ish-kreu i LSI-se, Petrit Vasili nuk i ndahet akuzave ndaj kreut te qeverise, Edi Rama. Kete radhe, ndalur pikerisht te turizmi, ai shkruan se ne kulmin e sezonit, po behen punime qe krijojne kaos dhe veshtiresi pa fund te pushuesit.

“Kryeministri të lerë dëgjesat e gallatës dhe të qeverisë vendin. Ky trajtim i papërgjegjshëm i sezonit turistik është sharlatanizëm qeveritar”- shkruan Vasili ne faqen e tij ne FB.

Postimi i Vasilit

Në kulmin e sezonit turistik në rrugën Vlorë-Himarë prishen ndërtime pa leje në Dhërmi, hapet rruga për të futur kabllot optike dhe u krijohet kaos dhe vështirësi pa fund mijëra qytetarëve që shkojnë me pushime.

Kryeministri të lerë dëgjesat e gallatës dhe të qeverisë vendin.

Ky trajtim i papërgjegjshëm i sezonit turistik është sharlatanizëm qeveritar.
Gjithë viti nuk i doli qeverisë dhe e la rrëmujën për tani që t’jua prishë edhe ato pak ditë pushime shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.