Home / Rajoni / Gjykata turke sot urdhëroi lirim të përkohshëm të shtatë gazetarëve dhe redaktorëve

Gjykata turke sot urdhëroi lirim të përkohshëm të shtatë gazetarëve dhe redaktorëve

Gjykata turke sot urdhëroi lirim të përkohshëm të shtatë gazetarëve dhe redaktorëve nga gazeta opozitare “Xhumhyrijet”, ndërsa pesë nga të akuzuarit do të mbeten në paraburgim, njoftoi televizioni turk NTV.

Sot përfundoi marrja në pyetje e 17 gazetarëve dhe redaktorëve nga “Xhumhyrijet”, prej të cilëve disa janë të akuzuar për “anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste”, ndërsa të tjerët për “mbështetje të ndonjë organizate të armatosur terroriste pa qenë të anëtarësuar në të”, njofton gazeta “Hyrijet dejli njuz”.

Seanca e ardhshme gjyqësore për rastin do të mbahet më 11 shtator, informon gazeta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: