Home / Europa / GREQI – Një ish-ministër dënohet për pastrim parash në aferën “Siemens”

GREQI – Një ish-ministër dënohet për pastrim parash në aferën “Siemens”

Një ish-ministër socialist u shpall fajtor sot nga Gjykata e Athinës me 8 vite dënim me kusht për pastrim parash që vinin nga ryshfetet e marra nga kompania gjermane “Siemens” për nënshkrimin në 1997 të një kontrate me shoqërinë greke të telekomunikacionit OTE.

Tassos Mantélis, 72 vjeç, ministër i Transporteve dhe Komunikacionit në qeverinë socialiste të Kostas Simitis nga viti 1997 deri në 2000 u shpall fajtor pasi ka përfituar në atë periudhë 450.000 marka gjermane (rreth 230.000 euro) për nënshkrimin e një kontrate mes Siemens dhe OTE, ku shteti grek ishte në atë kohë aksioneri kryesor për kalimin dixhital.

Gjykata shpalli gjithashtu kundër tij një gjobë prej 50.000 eurosh.

Drejtori i Siemens në Greqi në atë periudhë, Ilias Georgiou, 80 vjeç u dënua gjithashtu për pastrim parash me 12 vite burg me kusht.

Leave a Reply

%d bloggers like this: