Kronika

Emergjencat Civile, 8 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit deri ne oren 09:00 te mengjesit te sotem, në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në pyje e kullota ne qarqet Shkoder, Elbasan, Diber, Vlore e Gjirokastër.

Ne qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për raste zjarresh dhe vatra te vogla që kanë qenë aktive janë shuar.

Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Qarku Shkoder.
Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra dhe hamullore në afërsi të disa banesave në fshatin Goraj, Njësia Administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Malësi e Madhe ka dërguar në vendngjarje nje automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 0.2 ha me shkurre e ferra dhe hamullore.

Qarku Dibër.
Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë disa banesave në lagjen “Llixha” të qytetit Peshkopi. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Dibër ka dërguar në vendngjarje nje automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.1 ha me shkurre dhe ferra.

Qarku Elbasan.
Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra dhe pyll pishe në fshatin Paulesh, Njësia Administrative Pajovë, bashkia Peqin. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin ka dërguar në vendngjarje nje automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 0.2 ha me shkurre e ferra dhe pyll pishe.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe pylli me pemë ahu tek Mali i Babjes, në vendin e quajtur “Zalishte”, të fshatit Babje, Njësia Administrative Qendër Librazhd, bashkia Librazhd. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd ka dërguar në vendngjarje nje automjet zjarrfikës me 6 vetë, të cilët të ndihmuar nga 4 punonjës të pyjores kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.3 ha sipërfaqe me pyll ahu.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra pranë pyllit me pisha në lagjen “Xhami” të qytetit Peqin. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin ka dërguar në vendngjarje nje automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 0.4 ha me shkurre dhe ferra.

Ka rënë zjarr ne sipërfaqen me shkurre e ferra në kurorën me ullishte pranë lagjes “Vullnetari” të qytetit Elbasan. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Elbasan ka dërguar në vendngjarje 2 automjete dhe 9 zjarrfikës, të cilët për shkak të terrenit të thyer punuan me mjete rrethanore dhe arritën të shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj 1 ha me shkurre e ferra dhe 3 rrënjë ullinj të moshës së vjetër.

Qarku Vlorë.
Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre të ndryshme në fshatin Shkozë, Njësia Administrative Sevaster, bashkia Selenicë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Vlorë ka dërguar në vendngjarje nje automjet me 10 forca zjarrfikëse, si dhe me 5 banorë të fshatit, të cilët me pompa shpine dhe me mjete rrethanore kanë arritur të shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 3 ha sipërfaqe me shkurre të ndryshme.

Qarku Gjirokastër.
Ka rënë zjarr në barishte dhe shkurre në vendin e quajtur “Lëmi i Jahos” në fshatin Riban, Njësia Administrative Dëshnicë, bashkia Këlcyrë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Këlcyrë ka dërguar nje automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin të ndihmuar nga 3 forca të pyjores, 2 punonjës të policisë së rendit dhe 3 banorë të fshatit. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 1 ha me barishte dhe shkurre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button