Bota

Ekspertët: Qytetet amerikane brenda rrezes së raketave koreano-veriore

Koreja e Veriut ka lëshuar raketën e dytë balistike interkontinentale (ICBM), njoftuan dje SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se qytetet amerikane janë tani brenda rrezes së raketave të Phenianit.

“Raketat u lëshuan në orën 11:41 (15:41 GMT) nga Mupyongni, pranë kufirit kinez dhe fluturuan rreth 1 000 kilometra përpara se të binin në Detin e Japonisë”, njoftoi zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis.

“Koreja e Veriut konfirmoi më vonë lëshimin e raketës duke thënë se raketa kishte fluturuar për 47 minuta dhe kishte arritur një lartësi prej më shumë se 3 700 kilometrash”, sipas agjencisë zyrtare koreano-jugore të lajmeve, Yonhap.

“Nëse këto shifra janë të sakta, fluturimi i raketës sipas një trajektoreje standarde do të mbulonte një rreze prej 10 400 kilometra”, sipas David Wright, bashkëdrejtues i Programit të Sigurisë Globale të SHDU-së dhe një ekspert për kontrollin e armëve.

Llogaritjet e tij treguan se “Los Anxhelesi, Denveri dhe Çikagoja janë plotësisht brenda rrezes së raketës dhe se Bostoni dhe Nju Jorku mund të rrezikohen për të qënë brenda saj”, shkroi Wright në blogun e tij.

Ngritja e raketave sipas një trajektoreje rritëse lejon që Pheniani të mos fluturojë mbi territorin japonez.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button