Politika

Erion Brace: Opozita është në pushtet, ja detyra e 11-të e Ramës

Përmes një statusi në ‘Facebook’ deputeti Erjon Brace ka reaguar pas premtimeve të opozitës e cila thotë se do bëjë opozitë frontale. Brace thotë se së pari opozita duhet të dalë në opozitë se është akoma në pushtet, ndërsa i kujton kryeministrit Edi Rama se duhet të caktojë një detyre të 11-të përpos 10 pikave të 100 ditëshit të parë duke bërë verifikimin e dorës së fundit të opozitës në pushtet.

Statusi i Erjon Braces:
Patjeter, Opozite frontale, Opozite totale, Opozite te papare, te beni! Pas votes se shqiptareve, e keni detyrim te beni kete! Por deri atehere, beni dy gjera te thjeshta; E para, dilni ne Opozite! Jeni ne pushtet, te gjithe qe thoni se jeni ne Opozite, jeni ne pushtet, madje keni shumicen ne pushtet. Dhe nuk ikni per qamet! Rrini aty e nuk levizni, per “doren e fundit” natyrisht! Me rezulton qe eshte dore tamam kjo e fundit, kudo, per fat te keq nuk po u ndalon kush, aq sa verifikimi i kesaj “dore” duhet te jete prioriteti i 11-te shume shpejt! Te dyja opozitat bashke. E dyta, per kete kauzen e ujit, beni nje gje akoma edhe me te thjeshte; Thani pishinat tuaja ne Tirane. Ne nje moment te veshtire si ky, eshte akti me i pergjegjshem qe mund te beni, kontribuoni qe tu besojne: Thane pishinat tuaja, kursejeni ujin! Imagjinoni, Papa ne Rome, urdheroi mbylljen e shatervaneve te famshem te Vatikanit, ne shenje pergjegjshmerie natyrisht. Se beni dhe si besimtare ju!!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button