Bota

Kim Jong- un kërcënon hapur Trumpin: Raketat tona përfshijnë gjithë SHBA

Koreja e Veriut ka përshëndetur si një sukses, testin e saj të fundit të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM), duke e përshkruar atë si një “paralajmërim të ashpër” për SHBA.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se testimi provoi se e gjithë SHBA-ja ishte brenda rrezes së goditjes, njoftoi media shtetërore.

Ky testim erdhi tre javë pas testit të parë të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM), nga ana e Koresë së Veriut.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e quajti atë “vetëm veprimin e fundit të pamatur dhe të rrezikshëm nga regjimi i Koresë së Veriut”.

Kina gjithashtu dënoi testin e raketave, por kërkoi që të gjitha palët e interesuara, të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin tensionet intensifikuese.

Duke konfirmuar nisjen, Veriu tha se raketa balistike ndërkontinentale fluturoi për pak më shumë se 47 minuta dhe arriti një lartësi prej 3,724 km (2,300 milje).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button