Politika

Rama: Rishikimi i buxhetit me rritje për herë të parë në 5 vjet, në shërbim të invalidëve dhe rrugëve përgjysmë

Kryeministri-Edi-Rama-faqe-3Kryeministrin i vendit Edi Rama deklaroi sot se rishikimi i buxhetit të shtetit, në kushtet kur ka rritje të të ardhurave do të shpërndahet për personat me aftësi të  kufizuar, do të shlyhen borxhet e biznesit dhe do të çohen deri në fund projektet e infrastrukturës të lëna në mes të rrugës.

Në një konferencë për mediat nga Kryeministria Rama tha se nga rishikimi i buxhetit me rritje per here te pare ne 5 vjet, 4,3 mld lekë do të shkojnë për personat me aftësi të kufizuar (PAK) ndërsa 15, 2 mld do të shkojnë për investimet në rrugë dhe shlyerje të borxheve të biznesit.

“Është e para herë pas 5 vjetësh rresht, që rishikimi i buxhetit nga qeveria bëhet me rritje, jo me rënie dhe kuptojme që kemi pasur fatkeqësinë që për 5 vite rresht kishim një Qeveri që bënte parashikime përtej mundësive duke shfrytëzuar paratë e parashikuara, por që nuk i kishte për tam tame propagandistike dhe pastaj në fund rikthehej në parlament për ta parashikuar buxhetin me ulje”, – tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button