Kronika

Policia Rrugore, kontrolle në gjithë Shqipërinë… njoftimi i rëndësishëm që duhet të lexoni

Nëngrupi i Drejtimit dhe i Koordinimit i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, monitoroi dhe koordinoi strukturat dhe shërbimet policore lidhur me situatën e rendit dhe të sigurisë publike dhe kryesisht qarkullimin në akset rrugore, në kuadër të masave të sezonit turistik veror.

Nga ora 08.00-12.00 situata e qarkullimit rrugor të mjeteve në akset që përshkojnë zonat verore turistike ka patur fluks  të lartë lëvizje deri rreth orës 10.00. Në disa akse rrugore kryesore , është angazhuar edhe FNSH, e patrullat e rendit. Aktualisht  fluksi ka rënë dhe lëvizja është normale.

Shërbimet e tjera të  Policise Rrugore të planizuara  në akset kryesore kombëtare, por edhe sherbimet e tjera në qëndrat e banuara,  janë duke kryer kontrolle në drejtim të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe të garantimit të rrjedhshmërisë së trafikut

Në akset rrugore të mëposhtme Policia rrugore po kryen kontrolle me patrulla me aparatet radare ne versionin “automatik” për të evidentuar drejtuesit e mjeteve që tejlakojnë limitet dhe normat e shpejtësisë të lejuara:

Tiranë – Elbasan, Durrës – Kavajë, Maminas – Gjiri i Lalëzit, Milot – Mirditë, Milot – Lezhë

Elbasan Peqin, Elbasan – Librazhd, Fier – Vlorë, Fier –Tepelenë.

KESHILLA PËR DITËN E SOTME DHE NESËR PËR DREJTUESIT E MJETEVE QE QARKULLOJNË SIDOMOS NE ZONAT BREGDETARE DHE TURISTIKE

1.         Përdorimi i rripit të sigurimit dhe kaskos shpëton jetën në rast përfshirje në aksidente rrugore

2.         Përdorimi i alkoolit, perveçese është “telash” i pandreqshëm për drejtuesit e mjeteve në rast se konstatohet nga shërbimet e policisë rrugore. Minimumi është pezullimi i lejedrejtimit dhe maximumi është ndjekje penale për ata që konstatohen në gjëndje tëdehur

3.         Qarkullimi me shpejtësi të moderuar dhe brenda normave të lejuara të shpejtësisë.

Radaret janë në gatishmëri dhe deri tani janë pezulluar rreth 40 lejedrejtimi për “pilotët” e rrugëve, ndërkohë që janë vendosur 67 masa administrative për tejlakim të shpejtësisë deri në 20km/oreëme shumë se normat e lejuara ose se sistemi i sinjalizimit

4.         Drejtuesit e mjeteve që kanë udhëtuar mbrëmë natën sot duhet të bëjnë kujdes të pushojnë dhe të jenë të shlodhur në timon: lodhja dhe pagjumemësia shpeshherë ka qënë shkak për aksidentet rrugore

5.         Parakalimet e gabuara përveçese janë shkak kryesor për aksidentet rrugore, në momentin e konstatimit nga Policia rrugore mund të jenë një gjobë e kripur për drejtuesit e “paduruar” të mjeteve. Në mjaft raste kjo masë shoqërohet edhe me pezullim të lejedrejtimit.

Deri tani janë vendosur mbi 1500 masa administrative për këtë shkelje dhe janë pezulluar mbi 100 leje drejtimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button