Home / Rajoni / Maqedonia / Qeveria miratoi rebalancin shtesë të buxhetit të Maqedonisë

Qeveria miratoi rebalancin shtesë të buxhetit të Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme miratoi propozimin për ndryshime dhe plotësime të buxhetit të Maqedonisë për vitin 2017, pas përfundimit të diskutimit për amendamente në komisionet kunvedore.

“Me këtë propozim për ndryshime dhe plotësime të buxhetit, parashihen 25 milionë denarë shtesë për ripërdorimin e burimeve financiare në përputhje me nevojat e përdoruesve të buxhetit”, njoftuan nga Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e djeshme Qeveria gjithashtu miratoi memorandumin për bashkëpunim për gaz natyror me Bullgarinë, me çka u autorizua ministri i Ekonomisë që ta nënshkruajë këtë memorandum për bashkëpunim mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.