Europa

Gjermani, të shtëna në një lokal nate, viktima

Gjermania u zgjua e tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë e ndodhur këtë herë në qytetin Konstanz.

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një lokal nate rreth orës 04:30 minuta, duke vrarë një pjesëtar të sigurimit të lokalit, që u përpoq ta ndalonte.

Paniku ka zgjatur për disa minuta, deri kur agresori u qëllua nga policia pas një shkëmbimi zjarri.

Ai u plagos rëndë gjatë të shtënave dhe më pas u shoqërua menjëherë drejt spitalit, ku edhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një oficer policie. Policia thotë se janë plagosur lehtë edhe dy persona të tjerë, ndërkohë që në zonë kanë mbërritur forcat speciale që po krehin zonën pasi ende është e paqartë nëse agresori ka vepruar i vetëm, apo ka patur bashkëpunëtorë.

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, por ajo riktheu panikun në vend, pas ngjarjes së të premtes në Hamburg, ku një person sulmoi me hanxhar qytetarët në një supermarket të qytetit duke vrarë një person.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button