Bota

Takohet sot Ashton me Zarif për çështjen bërthamore të Iranit

ashtonShefja evropiane e diplomacisë, Catherine Ashton, dhe iraniani, Mohamad Javad Zarif, takohen sot në Nju Jork në kuadrin e negociatave mbi programin bërthamor iranian të shumëpërfolur, njoftuan shërbimet diplomatike të BE-së.

“Sesione të tjera negociatash do të zhvillohen në ditët në vijim në formate të ndryshme në delegacionin e BE-së pranë Kombeve të Bashkuara”, theksuan këto burime.

“Një seancë plenare do të mbahet nesër në OKB”, njoftoi gjithashtu Shërbimi për Veprim të Jashtëm i BE-së.

Në fillim të shtatorit, zëdhënësi i Ashton kishte njoftuar se bisedime të reja mbi çështjen bërthamore iraniane do të hapen nesër më 18 shtator.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button