Home / Bota / IRAN – Zarif: Nuk largohemi nga marrëveshja bërthamore me ”5+1”-in

IRAN – Zarif: Nuk largohemi nga marrëveshja bërthamore me ”5+1”-in

Iran reagoi me qetësi ndaj sanksioneve amerikane kundër Republikës Islamike, të premten e kësaj jave, duke theksuar se nuk do të largohej nga marrëveshja bërthamore, arritur me fuqitë botërore, dy vite më parë.

”Ndërkohë, presidenti amerikan, DonaldTrump po përpiqet të provokojë vendin tonë duke i kërkuar të largohet nga marrëveshja e vitit 2015 mbi përdorimin e energjisë bërthamore”, tha sot ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif.

“Ne nuk do t’ia bëjmë Trumpit këtë dhuratë”, theksoi Zarif, sipas gazetës shtetërore iraniane ”Iran”.

SHBA vendosi sanksione të premten kundër Iranit, pasi Teherani lëshoi një satelit në hapësirë, duke thënë se ky veprim shkel masat e vendosura nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së./

Leave a Reply

%d bloggers like this: