Home / Bota / Kuarteti arab mbetet i vendosur përballë Katarit për zgjidhjen e krizës së Gjjirit

Kuarteti arab mbetet i vendosur përballë Katarit për zgjidhjen e krizës së Gjjirit

Kuarteti arab anti-Doha u shpreh i gatshëm për të dialoguar me Katarin , por vetëm nëse ky emirat pranon kushtet dhe heq dorë nga mbështetja e terrorizmit, në përfundim të një takimi të krerëve të diplomacisë saudite, egjiptiane, të Emirateve të Bashkura dhe të Bahreinit në Manama.

Në një komunikatë, katër vendet u shprehën të gatshme të dialogojnë me Katarin me kushtin që ai të njoftojë dorëheqjen nga mbështetja e terrorizmit dhe ekstremizmit.

Më 5 qershor ata ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe vendosën sanksione të ashpra ekonomike për emiratin e gazit.

Për rishikimin e këtyre sanksioneve, ata kërkuan më 22 qershor 13 kërkesa, përfshirë dhe mbylljen e stacionit televiziv Al-Jazeera dhe të një baze ushtarake turke, si dhe një rishikim të lidhjeve me Iranin shiit, rival rajonal i Arabisë Saudite.

Doha hodhi poshtë këto kërkesa duke theksuar se ato shkelnin sovranitetin e vendit.

Në komunikatën e tyre, katër vendet konfirmuan se sanksionet e marra kundër Dohas ishin akte sovrane konform ligjeve ndërkombëtare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: