Home / Rajoni / Nje i vdekur gjate nje sulmi ne nje klub nate ne Bodrum te Turqise

Nje i vdekur gjate nje sulmi ne nje klub nate ne Bodrum te Turqise

Një person e humbi jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur mbrëmë gjatë një sulmi ndaj një klubi nate në qytetin turk Bodrum.

Siç njofton agjencia Andolia, sulmin ndaj klubit e kanë kryer një grup i personave të armatosur.

Gjatë sulmit është vrarë një person 22-vjeçar, identiteti i së cilit tani për tani nuk është kumtuar. Nuk janë kumtuar as identitetet e as gjendja shëndetësore e tre të lënduarve, të cilët janë mbajtur në mjekim spitalor.

Motivet për sulmin tani për tani nuk bëhen të ditura, ndërsa policia është në kërkim të sulmuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.