Home / Kronika / Dy djem këmbejnë 140 mijë euro false te ‘Sami Frashëri’

Dy djem këmbejnë 140 mijë euro false te ‘Sami Frashëri’

  • Dy persona, meshkuj, kanë arritur që sy për sy, t’ia hedhin bukur dhe pa kuptuar fare, një shtetasi me inicialet A.D, i cili ka një pikë këmbimi valutor në rrugën “Sami Frashri”, në kryeqytet, raporton ‘Panorama’.

Ditën e premte, rreth orës 12:00, në mesditë, ata janë paraqitur në dyqanin e këmbimit valutor të këtij shtetasi, dhe kanë këmbyer një shumë të konsiderueshme valute në euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Pasi kanë këmbyer shumën e madhe të eurove, ata kanë ikur qetë qetë, por kur më pas e ka kuptuar hilenë pronari i pikës së këmbimit, i shokuar ka bërë denoncimin në Polici.

Sic mëson “Panorama“, ai ka dëshmuar në Komisariat se dy shtetasit, për të cilët ka dhënë edhe detaje të tipareve, me aq sa mbante mend, kanë këmbyer euro me prerje 500-she, 239 copë (ne total 119 500 euro) dhe prerje 200-she 90 copë (ne total 18 000 euro). Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët do të përgjigjen për veprat penale parashikuar nga nenet 183 dhe 143 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.