Rajoni

Daçiq: Zgjidhja e përhershme mes Kosovës e Serbisë, e mundshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, vlerësoi se përcaktimi në atë se “çfarë është shqiptare e çfarë është serbe, shërben si një mundësi për zgjidhje të përhershme” në dialogun e ardhshëm mes Kosovës e Serbisë.

Në një tekst autorial për “Blic”, ministri serb Daçiq paralajmëroi se me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili mori nismën për dialog të brendshëm për çështjen e Kosovës, të shqyrtojë mundësinë përcaktimit të pikave për dialogim lidhur me atë rajon, transmeton televizioni publik.

“Dialogu mes shqiptarëve e serbëve është mundësi e vetme për zgjidhjen e përhershme e çështjes, e cila mund të arrihet përmes një statusi të veçantë të manastireve, si dhe me anë të bashkësive të komunave serbe në jug të Kosovës dhe, nëse kjo nuk arrihet, apo e papranueshme, nuk do të jem i dëshpëruar, por do të provoj të kontriboj në arritjen e një zgjidhjeje të përhershme”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Sipas tij, dialogu i brendshëm për Kosovën jep përgjigjen se “sa jemi të pjekur”.

“Kosova është vlerë e jona, por vetëm në atë masë sa e si ne sillemi. Ne jemi ata që përcaktojmë vlerën dhe rëndësinë përmes një kushti, i cili është kusht mbi kushte drejt ardhmërisë sonë dhe kjo nuk guxon të jetë e përgjaksme, e cila duhet të jetë vijë e kuqe për ne”, deklaroi ministri serb, Daçiq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button