Home / Ekonomia / Ulza-Resurset malore, atraksion i pashtershëm për vizitorët

Ulza-Resurset malore, atraksion i pashtershëm për vizitorët

Zona e Ulzës, që ndodhet 76 kilometra larg Tiranës, mirëpret në çdo kohë turistët e vizitorët, me pamjen e saj të mrekullueshme, ku gjenden dy kurora të gjelbërta si dhe dy liqenet.

Kjo zonë ofron pamje të mrekullueshme, mjedis shlodhës për pushim dhe natyrë diverse, ku ndërthuret relievi kodrinor me pyje e liqenet.

Falë investimeve në rehabilitimin e infrastruktures, vizitorë të shumtë kanë nisur ta frekunetojne Ulzen jo vetëm për pushime, por edhe për të kaluar një fundjavë. Qyteza e Ulzës ka një sipërfaqe prej 200 kilometër katrore, ku përfshihen dy kurorat e gjelbërta të liqenit të Ulzës dhe të Shkopetit. Në 5 fshatrat jetojnë 1836 banorë.  Ndërsa me ndarjen e re administrative zona është në administrimin e bashkisë së Burrelit.

Banoret e zonës u janë rikthyer prodhimeve tradicionale bujqësore blegrorale dhe po shfrytezojnë resuerset natyrore, për zhvillimin e agroturizmit, qe po behet shumë i kerkuar veçanërisht nga turistet e huaj.

Ekspertet e fushes shprehen se, synimi mbetet ofrimi i një turizmi të qëndrueshëm, ndërsa si park i vetëm rajonal mbetet një mundësi unike.

Sot Shqipëria ofron mundësi të shumta për pushuesit, qoftë në bregdet, turizëm kulturor, por dhe malor. Një nga mundësitë më të mira është dhe qyteza e Ulzës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.