Bota

Japonia goditet nga një tërmet me 7.1 shkallë të Rihterit

japoniaTërmetet e forta kanë ndodhur sot pranë ishullit të Oqeanit Paqësor, Guam si dhe në lindje të Japonisë, ndërsa deri më tani nuk ka raportime për dëme dhe pasoja të mundshme.

Një tërmet me magnitudë 7.1 të shkallës Rihter ka goditur zonën rreth 40 kilometra në veri-perëndim të ishullit Guam, në një thellësi prej 160 kilometrash, transmeton Telegrafi.

Edhe lindja e Japonisë, duke përfshirë edhe kryeqytetin, Tokio, është goditur nga një tërmet me fuqi prej 5.6 të shkallës të Rihterit.

Epiqendra ishte në prefekturën e Ibarakit, raporton Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 50 kilometra, dhe nuk ka rrezik për shkaktimin e ndonjë cunami, shtoi Agjencia Meteorologjike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button