Ekonomia

Dorëheqja e krerëve të Hipotekave, reagon drejtoresha: Çfarë do të ndodhë

Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtorëve të Hipotekave në gjithë vendin ka reaguar drejtoresha e Hipotekave, Blerina Doracaj.

Në një prononcim për mediat Doracaj tha se i ka paraqitur Ramës të gjithë informacionin e duhur dhe se ka kërkuar rifutjen në garë të të gjithë regjistruesve të cilët qe do të përzgjidhen me procedurë të hapur. Ajo tha se përzgjedhja do përfundojë në fund të gushtit.

“Kam kërkuar rifutjen në garë të regjistruesve. Do ketë kritere të rrepta teknike për çdo aplikues. Përzgjedhja do përfundojë në fund të gushtit dhe do ketë proces verifikimi për të gjithë regjistruesit”- tha Blerina Doracaj.

Gjithashtu Blerina Doracaj tha se ZRPP do nisë edhe Vetting për punonjësit e zyrave në rrethe për të zbuluar shkelësit të cilët do çohen për ndjekje penale si dhe do të largohen nga puna.
“Paralelisht me hapjen e konkursit për regjistruesit do të nisë edhe një proces verifikimi apo vettingu për të gjithë punonjësit e zyrave të regjistrimit. Për çdo rast që do të konstatohet shkelje ligji do të procedohet me kallëzime penale dhe për çdo rast të shkeljes administrative do të bëhet largimi nga puna i këtyre punonjësve“, tha Blerina Doracaj.

Kujtojmë se kryeministri Rama paralajmëroi furtunë shkarkimesh në hipotekat e vendit, duke iu kërkuar 35 drejtuesve të hipotekave në rrethe të jepnin dorëheqjen brenda 24 orësh, pasi bëri një pasqyrë të gjendjes së këtij sektori.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button