Home / Kronika / Shpërthimi në Velipojë, ISHTI: Cisterna u instalua jashtë normave e kushteve teknike

Shpërthimi në Velipojë, ISHTI: Cisterna u instalua jashtë normave e kushteve teknike

Pak ditë pas shpërthimit të një cisterne gazi në një resort turistik në Velipojë, ku humbi jetën pronari i tij dhe u plagosën disa të tjerë, ka reaguar Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Sipas ISHTI, resorti kishte instaluar një cisterne gazi me volum 1000 litra, ndërsa nuk ka depozituar kërkesë për regjistrim. Gjithashtu në deklaratë thuhet se cisterna ishte instaluar jashtë normave dhe kushteve teknike.

Për përudhen Janar-korrik inspektuam 2300 pajisje nën presion. 3344 pajisje nën presion janë regjistruar tek ne. Subjekti ‘Il Cavaliero’ nuk e deklaroi cisternën e gazit”- thuhet ndër të tjera në deklaratën e ISHTI.

Leave a Reply

%d bloggers like this: