Bota

“Çmimi i Paqes së Seulit” i dorëzohet Angela Merkelit

ldquo-ccedil-mimi-i-paqes-s-euml-seulit-rdquo-i-dor-euml-zohet-angela-merkelit_hd“Çmimi i Paqes së Seulit”, i cili përcillet me 200 mijë dollarë, iu dha sot kancelares gjermane, Angela Merkel, me motivacionin e marrjes së “përgjegjësisë së përhershme” të Gjermanisë rreth krimeve të kryera nga ana e nazistëve.

Kancelarja është fituesja e 12-të që nga viti 1990, kur ka filluar të ndahet kjo mirënjohje nga ana e Koresë Jugore.

Përveç kancelares gjermane, me këtë titull janë nderuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ish-presidenti çek dhe disidenti, Vaclav Havel, dhe organizata “Mjekët pa Kufij”, transmeton Telegrafi.

Në fjalën e jurisë me rastin e ndarjes së çmimit, thuhet se, Angela Merkel, ka kontribuar në “vetëdijesimin e botës rreth dinjitetit njerëzor dhe kërkoi falje, duke marrë përgjegjësinë për krimet e kryera gjatë luftës”.

Angela Merkel pa hezitim ka “pranuar fajin” se Gjermania është përgjegjëse për Holokaustin.

“Lufta kundër antisemitizmit është detyra jonë”, tha ajo dy ditë më parë në një fjalim në Portën e Brandenburgut, në zemër të kryeqytetit gjerman, Berlin, përkatësisht disa qindra metra nga zona përkujtimore e Holokaustit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button