Home / Politika / Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, vjen reagimi i parë nga LSI, akuza të forta Ramës

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, vjen reagimi i parë nga LSI, akuza të forta Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po kap sistemin e drejtësisë.

Reagimi i tij vjen menjëherë pas vendimit të dhënë sot nga Kolegji Zgjedhor, i cili rrëzoi padinë e këshilltares së LSI, e cila pretendonte se mandati është ndarë gabimisht nga Komisioni, duke ja dhënë këshilltares në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Genta Mezini, e cila votoi pro rritjes së çmimit të ujit në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe për këtë arsye u përjashtua nga LSI.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari në një konferencë për shtyp tha se, vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për këshilltarin bashkiak që i takon ligjërisht LSI tregon se Rama kërkon të kontrollojë cdo pushtet në Shqipëri. “Pushtetin lokal dhe atë të drejtësisë që ka kohë që përpiqet ta kontrollojë”, tha Braimllari.

“Do ta shikoni që pas tepsisë, Rama do shtrohet këmbëkryq edhe në drejtësi. Vendimi i sotëm tregoi se i gjithë sistemi është i kapur nga Edi Rama. LSI është e vendosur për të bërë opozitë frontale ndaj këtij regjimi që tregon kapjen e sistemit të drejtësisë. Kryeministri po e çon Shqipërinë në udhqëkryq”,- shtoi ai ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.