Home / Kosova / Kosovë- Vazhdon procesi i regjistrimit të deputetëve

Kosovë- Vazhdon procesi i regjistrimit të deputetëve

Në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë edhe sot regjistrimi i deputetëve të rinj, të cilët javën e kaluar nuk kanë mundur ta kryejnë këtë procedurë.

Dje janë regjistruar edhe katër deputetë të rinj, duke çuar kështu numrin e të regjistruarve në 116.

Pa u regjistruar kanë mbetur edhe katër deputetë. Regjistrimin për sot e ka paralajmëruar dhe kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti.

Leave a Reply

%d bloggers like this: