Home / Qeveritare / Tahiri vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit

Tahiri vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit

1102-Ministri-i-Brendshem-Saimir-Tahiri-Foto-ATSH-ARKIVE-545x350Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka zhvilluar një sërë takimesh në funksion të forcimit të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Sipas njoftimit zyrtar, në takimin me ministrin e Brendshëm, njëkohësisht dhe Zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Saif Bin Zayed Al Nahyan u diskutua mundësia e thellimit të bashkëpunimit mes policive të të dy vendeve për të luftuar terrorizmin dhe krimin e organizuar.

Ky bashkëpunim do të përfshijë shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin e veprimeve për të parandaluar e goditur aktivitetin e mundshëm të elementëve apo grupeve terroriste në të dy vendet.

Ministri i Emirateve të Bashkuara shprehu gatishmerinë për të dërguar së shpejti një ekip specialistësh në Shqipëri për të detajuar teknikisht modalitetet e këtij bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Në të njëjtën kohë ai ofroi ekspertizë për trajnimin e strukturave të Policisë Shqiptare në luftën ndaj terrorizmit.

Nga ana e tij, Ministri Tahiri e ka njohur homologun me hapat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura nga Policia Shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, duke nisur nga trafiku i drogës, ai i armëve etj. Këto aksione më rezultate domethënëse synojnë ta heqin përfundimisht Shqipërinë nga harta e zezë e trafiqeve të paligjshme.

Po ashtu Ministri Tahiri ka folur për masat më të fundit të marra për të frenuar rekrutimin e shtetasve shqiptarë në grupet terroriste qe luftojnë në kofliktet në Lindjen e Mesme. Ministri Tahiri ka zhvilluar takime edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Dubai, në qendrën e kontrollit të trafikut rrugor dhe menaxhimit të aksidenteve SAAED si dhe në Akademinë e Policisë së Abu Dabit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: