Muzike

Dua Lipa merr vlerësime gjatë festivalit “Europa Plus” në Rusi

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është vlerësuar gjatë festivalit “Europa Plus” në Rusi.

Para se të performonte, organizatorët i dhuruan asaj një çmim ku duket një çertifikatë floriri për albumin e saj që ka shitur 5 mijë kopje në vend.

“E artë në Rusi. Dua Lipa numër një. Faleminderit”, shkruan ajo në rrjetin social, instagram.

Ndërkohë, në festival morën pjesë dhe shqiptare të tjera si Bebe Rexha, Rita Ora dhe Arilena Ara.

Sipas mediave ruse, transmeton ASTSH edhe Arilena ka marrë një vlerësim të tillë, por asgjë nuk është bërë publike. Duket se festivali ishte i mbushur plot, ku të gjithë shijuan performancat e divave të muzikës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button