Maqedonia

Ne Shkup dje 12 aksidente

Gjatë ditës së djeshme në Shkup kanë ndodhur 12 aksidente rrugore. Në tre prej tyre lëndime të lehta trupore kanë marrë katër persona, ndërsa në dy aksidente lëndime të rënda trupore kanë marrë dy persona. Në shtatë aksidente rrugore është shkaktuar dëm material.

Siç informon SPB Shkup, janë sanksionuar gjashtë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar pajisjet ndriçuese sinjalizuese, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, pesë shofer gjatë drejtimit të automjeteve motorike nuk i kanë shfrytëzuar rripat e sigurimit ose i kanë shfrytëzuar telefonat celular, ndërsa nëntë shoferë i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentshofer gjegjësisht të paregjistruara. Janë kapur 29 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit special “kaçubet” janë larguar 54 automjete.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button