Home / Kosova / Krasniqi: Qeveria nuk votohet të enjten

Krasniqi: Qeveria nuk votohet të enjten

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha të martën se koalicioni PAN e ka mbështetjen e mjaftueshme për të votuar qeverinë dhe për të konstituuar Kuvendin.

Krasniqi pas regjistrimit si deputet tha për mediat se “ne kemi mbështetje të mjaftueshme për të votuar qeverinë, për të konstituuar edhe Kuvendin dhe përkushtimi ynë është që seanca e së enjtes të shkojë mirë, në mënyrë që të vazhdojmë me hapat e mëtejshëm që ta marrim mandatin dhe ta formojmë qeverinë. Nuk besoj se do të jetë votimi i qeverisë të enjten”.

“Por, besoj që pas konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të formohet dhe qeveria”, u shpreh Krasniqi .

Leave a Reply

%d bloggers like this: