Home / Kronika / Pezullim lundrimi pas vdekjes së turistes ruse, “rebelohen” pronarët e mjeteve të ujit, ja çfarë kërkojnë

Pezullim lundrimi pas vdekjes së turistes ruse, “rebelohen” pronarët e mjeteve të ujit, ja çfarë kërkojnë

Të gjithë subjektet e licensuara të mjeteve ujore, motorskafe, mjete lundruese kanë protestuar në plazhin e Durrësit, pasi policia kufitare ka bllokuar lundrimin e çdo mjeti ujor, pezullim ky që erdhi pas vdekjes së turistes 16-vjeçare ruse, që u përplas nga një mjet lundrues.

Pronarët e këtyre mjeteve kanë deklaruar se kanë marrë paralajmërime të prera nga policia kufitare, ndonëse jo me shkrim, ku iu bëhet e qartë se në rast të nxjerrjes së mjeteve në det, do të gjobiten,
Subjektet në fjalë e konsiderojnë të padrejtë këtë paralajmërim për aq kohë sa kanë një licensë nga bashkia e Durrësit.

“Kemi marrë lejet përkatëse, i kanë stacionet e motorëve të ujit, por nuk lejohemi të ushtrojmë aktivitetin tonë. Demi që na bëhet është shumë i madh”,- shprehet njëri nga pronarët

Ata kërkojnë me ngulm anulimin e vendimi dhe të nisë aktiviteti që iu është bllokuar prej dy javësh.

One comment

  1. Dëm i madh turistik lejimi skafistëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: