Home / Kosova / Grafite kercenuese ne rruget e Prishtines

Grafite kercenuese ne rruget e Prishtines

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe i pari i bashkësisë islame në Kosovë, Naim Tërnava, janë kërcënuar publikisht, me anë të grafiteve nga njerëz të panjohur, raporton “Zëri.info”.

grafite kercenime

Shkak i këtyre kërcënimeve sipas shënimeve është xhamia e cila është planifikuar të ndërtohet në Dardani.

Nëpërmjet këtyre grafiteve, të vendosura në muret e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, të tre këta persona janë kërcënuar me jetë.

grafite kercenime 2

Në njërin prej grafiteve thuhet “Vdekje Naim Tërnavës e Hashim turkut”, në të tjerë kryetari i kryeqytetit kërcënohet në këtë formë: “Do të vritesh o qen, poshtë VV e Albin talebani”.
Madje, në këto shkrime, thuhet se do të derdhet gjaku e nuk do të lejohet të ndërtohet xhamia.

grafite kercenime 3

Leave a Reply

Your email address will not be published.