Sociale

Veliaj: Varrezat e Sharrës, vend dinjitoz që të afërmit të prehen në paqe

Bashkia e Tiranës po vijon ende me projektin e rehabilitimit të plotë të varrezave të Sharrës, si dhe të gjithë infrastrukturës urbane të zonës, duke i dhënë një hyrje dinjitoze Tiranës, nga Kombinati.

“Investimi i parë ka qenë në varrezat e Tufinës, sot është një ambient shumë më dinjitoz. Investimi i dytë është ky i varrezave të Sharrës, ku secili prej nesh, përfshi edhe mua, kemi të afërmit tanë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se një pjesë e rëndësishme e projektit të rehabilitimit të varrezave të Sharrës prek edhe segmentin kryesor rrugor nga Kombinati deri në Sharrë, si dhe rrugëve të tjera lidhëse, të cilat do t’i shërbejnë si atyre që duan të vizitojnë varrezat, ashtu edhe banorëve të zonës që ndjekin rrugën e vjetër të Ndroqit për të shkuar në Durrës.

“Po punojmë për pjesën e varrezave, ndërkohë edhe dy akset kryesore, rruga nga Ndroqi-Tiranë, segmenti Vaqarr-Kombinat, është thuajse në përfundim, po ashtu edhe Rr. “Lek Zaharija” që lidh një pjesë të madhe të zonave rurale, përreth Kombinatit për 6 mijë banorë. Për herë të parë në këtë zonë po investojmë si duhet, me kanalizime, ndriçim, trotuare etj”, u shprej Veliaj.

Kryebashkiaku tha se tashmë nuk ekziston më problemi i parcelave, pasi administrata e re e bashkisë ka mundur t’i japë zgjidhje problemeve procedurale të mbartura nga administrata e shkuar

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button