Home / Kronika / Mashtronte qytetarët duke iu premtuar vende pune, kush është 51-vjeçarja vlonjate

Mashtronte qytetarët duke iu premtuar vende pune, kush është 51-vjeçarja vlonjate

Një 51 vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se ka mashtruar qytetarë të ndryshëm.  U premtonte një vend pune në institucione shtetërore dhe private në këmbim të parave.

Për 6 muaj – , Dhjetor 2016 – Maj 2017 policia thotë se Bukuroshe Kola “ka mashtruar rreth 15 shtetas duke i’u marrë një shumë të konsiderueshme parash, në total 40.000 euro, me premtimin se do t’iu siguronte një vend pune në institucione shtetërore edhe në kompani private.”

Operacioni është koduar ”Mashtrimi i Fundit” dhe policia e Vlorës njoftoi sot për arrestimin e 51 vjeçares me banim në Vlorë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: