Home / Rajoni / Serbia pret “Ballistin”, Vuçiç: Kemi bërë veprimet e duhura

Serbia pret “Ballistin”, Vuçiç: Kemi bërë veprimet e duhura

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia nuk do të negociojë për ekstradimin e Ismail Morinës.

Pas shkrimeve të shumta në media, reagimi i parë ka ardhur nga vetë presidenti, i cili thotë se Serbia ka marrë të gjitha masat e duhura për ekstradimin e tij.

“Ne kemi bërë gjithçka që duhej. Nuk e di ku e shihni ju këtë ofensivë të ashpër. Mediat shkruajnë gjithçka. Ne tani kemi përvjetorin e dëbimit të serbëve nga Kroacia dhe shpresoj të kemi mirëkuptim në aspektin politik dhe pa ofendime, pavarësisht emocioneve. Sa i përket kryesve të veprave penale nuk kam çfarë të komentoj”, tha Vuçiç.

“Ballisti” quhet huligani shqiptare dhe konsiderohet fajtor për ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri. Shtypi serb thotë se Morinën e pret burgu për shkak të veprës së nxitjes së urrejtjes fetare dhe urrejtjes mes kombeve.

Nuk dihet se kur është ngritur akuza ndaj tij dhe mediat thonë se vëllai i Morinës ka kërcënuar nëse do të vijë deri tek ekstradimi.

James Montague, gazetari që shkruajti i pari në “The New York Times” për “Ballistin”, e ka takuar javën e kaluar në burgun e Dubrovnikut. Ai thotë se edhe Kroacia ndodhet mes dy zjarreve. Për britanikun tensionet në ndeshje janë të zakonshme, por Ballkani i jep dimension tjetër.

“Mezi e kam njohur pasi i kishte flokët dhe mjekrën të prera. Duket qartë se është i brengosur dhe i frikësuar jo vetëm për ekstradimin, por edhe për të ardhmen e tij, pasi ka marrë shumë kërcënime me vdekje dhe duket se ka frikë për jetën e tij dhe të familjes”, shprehet James Montague, gazetar.

Rastin kundër Morinës në Serbi e ka ngritur Prokuroria e Lartë, kurse ekstradimin e ka kërkuar Ministria e Drejtësisë serbe.

Leave a Reply

%d bloggers like this: