roze

60 vjet nga skena kult e Marilyn Monroe

marilynmoment7Më 15 shtator të 60 viteve më parë do të ndodhte skena e shndërruar në kult nga filmi “Kur gruaja është me pushime” i Billy Wilder.

Gjatë xhirimeve Marilyn Monroe vendoset mbi pjesën e ajrosjes së metrosë së Nju Jorkut. Era i ngre fustanin dhe përpjekja e Monroe për të ndalur erën shndërrohet në një imazh të përjetësuar që në përvjetorin e 60-të janë munduar ta jetësojnë fanset e divës hollivudiane.

Një markë prodhimi produktesh estetike ftoi të gjithë fansat e Marilyn Monroe që nëpërmjet nismës “My Marilyn Moment”, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën ditë që të rikrijojnë skenën e filmit…dhe të interesuarat nuk ishin pak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button