Home / Presidenciale / Shqipëria, aleate besnike e SHBA-së në koalicionin kundër terrorizmit

Shqipëria, aleate besnike e SHBA-së në koalicionin kundër terrorizmit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim pune me një delegacion kongresmenësh, anëtarë të Komisionit të Përhershëm Përzgjedhës të Dhomës së Përfaqësuesve për Inteligjencën të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (HPSCI), të kryesuar nga Devin Nunes.

Presidenti Metadhe kongresmenët amerikanë diskutuan dhe ndanë pikëpamje të njëjta mbi çështje të sigurisë rajonale dhe globale, duke pasur parasysh se Shqipëria, përveç se një anëtare dhe kontribuese e NATO-s, ka treguar e provuar se është edhe një aleate besnike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në koalicionin kundër terrorizmit dhe ekstremizmit ndërkombëtar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: