Home / Rajoni / Zëvendëspresidenti amerikan, Majkëll Pens mbërriti për vizitë në Podgoricë

Zëvendëspresidenti amerikan, Majkëll Pens mbërriti për vizitë në Podgoricë

Zëvendëspresidenti amerikan, Majkëll Pens mbërriti për vizitë në Podgoricë, ku u prit nga kryeministri malazez, Dushko Markoviq dhe nga bashkëshortja e tij.

Ambasada amerikane në Mal të Zi drejtpërdrejt përmes Fejsbukut e transmetoi arritjen e Pensit.

Zëvendëskryetari i SHBA-së në Podgoricë mbërriti me bashkëshorten e tij.

Pens në Podgoricë erdhi nga Gjeorgjia, ndërsa paraprakisht ishte për vizitë në Estoni.

Sipas protokollit sonte Merkoviq organizon darkë zyrtare për mysafirin dhe delegacionin e tij. Në të do të marrin pjesë edhe presidenti malazez Filip Vujanoviq, kryetari i Parlamentit, Sërxhan Darmanoviq, ministri i Mbrojtjes Predrag Boshkoviq, ambasadori i Malit të Zi në SHBA, Nebojsha Kallugjeroviq dhe këshilltari kryesor politik i kryeministrit, Sasha Erakoviq.

Pens është politikani më i lartë amerikan, i cili e ka vizituar Malin e Zi. Kjo është vizita e tij e parë në rajon.

Leave a Reply

%d bloggers like this: