Home / Politika / Karta e Adriatikut, nisma e SHBA për anëtarësimin e rajonit në NATO

Karta e Adriatikut, nisma e SHBA për anëtarësimin e rajonit në NATO

“Karta e Adriatikut” ishte një nismë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qëllimi i së cilës ishte që 3 vendet e Ballkanit Perëndimor; Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia; të bëheshin pjesë e NATO-s.

Firmosja e kësaj marrëveshjeje u bë në Tiranë në vitin 2003, ku erdhi vet Sekretari i Shtetit në atë kohë, Colin Poëell.

Edhe pse të 3 shtetet u angazhuan maksimalisht për të përmbushur të gjitha detyrimet për të qenë pjesë e NATO-s, në vitin 2009, Maqedonia mbeti jashtë aleancës për shkak të problemeve që ka me emrin dhe bllokimit që i bën Greqia, si për anëtarësimin në NATO, ashtu edhe në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

Në vitin 2008, “A3” u shndërrua në “A5”, pasi kartës iu bashkuan dhe Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi. Podgorica u bë anëtari më i ri i NATO-s në Samitin e Brukselit. Po në vitin 2008, Serbia mori statusin e vendit vëzhgues, status të cilin në vitin 2012 e mori edhe Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.