Bota

Zelandë e Re, kreu i opozitës përballet me seksizëm

Udhëheqësja e re karizmatike e laburistëve në Zelandën e Re, e cila mori përsipër detyrën tejet të vështirë të ringjalljes së partisë 7 javë para zgjedhjeve, shpenzoi 24 orët e saj të para në këtë detyrë duke iu përgjigjur pyetjeve për bebet, e jo për planet e saj politike.

Jacinda Ardern, 37 vjeç, u bë kryetarja më e re e partisë opozitare laburiste, pasi paraardhësi i saj dha dorëheqjen për shkak të sondazheve shumë të dobëta. Kjo i lë shumë pak kohë Ardern që të krijojë një strategji për t’i marrë pushetin Partisë Nacionaliste, por edhe kjo pak kohë që i ka mbetur nuk po shfrytëzohet si duhet.

Sapo mori detyrën të martën, pyetja e parë që iu bë ishte nëse kishte zgjedhur mes karrierës dhe lindjes së fëmijëve. Ajo e kaloi pyetjen me mjaft takt dhe tha se, kjo ishte një dilemë me të cilën përballen shumë femra.

Por edhe të mërkurën, ajo u pyet sërish nëse ka në plan të bëjë fëmijë, pasi ka mundësinë të bëhet kryeministre dhe populli duhet ta dijë nëse do të ketë nevojë për leje lindjeje. Këtë herë, Ardern reagoi mjaft ashpër dhe tha se kjo është çështje personale dhe askush nuk duhet të guxojë të bëjë pyetje të tilla.

Udhëheqësja e opozitës mori mbështetje nga çdo palë politike në vend, të cilat thanë se në vitin 2017 femrat nuk duhet të përballen me seksizëm të tillë. Mes mbështetësve të saj ishte edhe kryeministri e rivali i saj, Bill English, i cili tha se pyetje të tilla janë të papranueshme dhe askush nuk duhet të ndërhyjë në jetën përsonale të Ardern, apo kujtdo femre tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button