Politika

Ministrat teknikë të PD-së dorëzojnë kompetencat

Edhe pse nuk kanë dhënë ende dorëheqjet, ministrat teknikë të Partisë Demokratike kanë filluar të dorëzojnë kompetencat e tyre.

Ministrja e Financave, Helga Vukaj ka firmosur 13 urdhra ku i delegon 13 kompetenca të ndryshme zëvendësministrit Erjon Luci, përfaqësues i Partisë Socialiste.

Delegimi i kompetencave nuk ka afat përfundimi, pasi në të gjitha urdhrat thuhet se vlefshmëria e zëvendësimit të ministres nga numri dy i  institucionit do të bëhet për një kohë të papërcaktuar, deri në shfuqizimin e këtij urdhri.

Sipas urdhrave të kreut të financave, zëvendësministri Luci autorizohet të jetë titullar i ministrisë për të kryer pagesat e pagave dhe pensioneve, për shpërndarjen e rentës minerare, për rialokimin e fondeve për institucionet, për nënshkimin e marrëveshjeve dy paleshe, kompensimin e pronarëve, si dhe kalimin e fondeve për disa bashki të cilat kanë në përpunim e sipër disa projekte infrastrukturore.

Por Helga Vukaj nuk është e vetmja që lëshon kompetencat e saj.

Edhe ministrja teknike e  Mirëqënies Sociale, Xhulieta Kërtusha ka firmosur një urdhër ku autorizon një person të jetë firmëtari i institucionit për të gjitha tenderët e kësaj ministrie.

Ajo që bie në sy, është se delegimi i kompetencave është për deri në 31 dhjetor të këtij viti.

Edhe pse parashikohet që pas një muaji të  mos jetë më ministre dhe qeveria e re të sjellë një tjetër njeri në krye të ministrisë së çështjeve sociale, Kërtusha i ka dhënë vetes të drejtën e firmoje së një urdhri me fuqi deri në ditën e fundit të këtij viti.

Personi i autorizuar nga teknikja Kërtusha është Elird Qëndro, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse.

Ministrat teknikë të PD-së ende nuk kanë dhënë dorëheqjen, edhe pse Rama jua ka kërkuar publikisht, ndërsa Basha është shprehur se teknikët i kanë gati dorëheqjet, dhe, sapo të përgatisin raportet për zgjedhjet, ata do të largohen.

Related Articles

Nje koment

  1. Cjan keta ministra qe bin si kerpudha mbas shiut vetem nga nje marveshje olitike per kujdestarine zgjedhjeve dhe i paskan veshur vehetes kopetenca jasht kushtetutes , sikur paskan qen ministra fuqiplot.
    Ka faj kryeministri Rama qe ua ka zgjatur bishtin si shum. Model alla Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button