Home / Politika / Lista me 124 kriminelë, LSI ngre tre pyetje për Ramën

Lista me 124 kriminelë, LSI ngre tre pyetje për Ramën

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka risjellë në vëmendje listën me kriminelë që merren me trafikun dhe kultivimin e drogës të deklaruar pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj.

Luan Rama shtron një sërë pyetjesh për kryeministrin, e para nëse çështjet janë relatuar në Prokurori dhe nëse ka ndonjë hetim nga organi i akuzës. Por më pas nënkryetari i LSI-së shpreh edhe një dyshim në formën e pyetjes, se mos zjarret në vend po djegin edhe listën me 124 kriminelë.

STATUSI I LUAN RAMËS

Çfarë po ndodh me listën e paralajmëruar të 124 kriminelëve të drogës?!…

E paralajmëroi Kryeministri, e pas tij e konfirmoi edhe Ministri i Brendshëm se kanë në dorë një listë me 124 emra kriminelësh që merren me kultivimin dhe trafikimin e drogës!

Po deri tani vetëm kaq! Ose të paktën për publikun asgjë më shumë…

Natyrisht që jo çdo gjë i duhet thënë publikut, pasi specifika e shërbimeve të këtij lloji imponon rregulla strikte të ruajtjes së sekretit profesional.

Por një gjë duhet të na e thotë Kryeministri:

A është, përkatësisht, a janë relatuar çështjet në Prokurori?

Dhe nga ana tjetër, çfarë po bën Prokuroria?

Kaq ditë pas shpalljes publike se ekziston një listë me emra trafikantësh të drogës, madje edhe të lidhur e suportuar prej policisë apo segmenteve të politikës, a ka ndërmarrë ajo ndonjë veprim procedural qoftë edhe kryesisht?…

Sepse mund të ndodhë që zjarret që po djegin vendin, të djegin edhe listën e kriminelëve të drogës!

Prokuroria nuk është para ndonjë thashethemi, po para deklarimeve zyrtare e publike të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.

Leave a Reply

%d bloggers like this: