Bota

Medvedev dënon legjislacionin amerikan për sanksionet ndaj Rusisë

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev,  ka dënuar ashpër nënshkrimin e legjislacionit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump që e sanksionon Rusinë.

Ai  ka thënë se sanksionet e reja të imponuara nga SHBA janë të njëjta me shpalljen e një “lufte të plotë tregtare” kundër Moskës.

Ligji synon të ndëshkojë Rusinë për ndërhyrjet e pretenduara në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA  dhe veprimet e saj në Ukrainë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë qetësisht në sferën ekonomike dhe sociale, do të zgjedhim disa detyra të rëndësishme qeveritare duke u nisur fillimisht nga vetja”, shtuar ai.

Trump e ka kundërshtuar kthimin e sanksioneve kundër Rusisë në ligj, mirëpo ka thënë se e ka nënshkruar legjislacionin pavarësisht “ të metave të konsiderueshme”, për “ hir të unitetit kombëtar”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button