Kronika

Në Itali mungojnë programuesit, mekanikët dhe kuzhinieret, ofertë për 200 mijë vende

Edhe në Itali ka punë por nuk ka profesionistë: Mbi 20,6% e posteve të 969 mijë pozicioneve të parashikuara nga ndërmarrjet në Itali nuk arrijnë të plotësohen. Janë mbi të gjitha industritë e teknologjisë së informacionit, metal mekanikës, elektronikës që sinjalizojnë mungesat më të mëdha të personelit të përshtatshëm…

Në një periudhë të rritjes alarmante të papunësisë në Itali ka shumë pozicione që mbeten vakant, shkruan Corriere.it. Motivi? Nuk gjenden profesionistët e përshtatshëm. Dhe numri është mbresëlënës: arrijnë në fakt në 200 mijë njoftimet për punësimin që nuk kanë arritur të gjejnë punonjës. Ja disa nga të dhënat: në 99 raste nga 100, nuk gjenden kuzhinierë për të punuar në ‘fast food’, ndërsa mbeten bosh vendet e punës për 7 elektroteknikë në 10, dhe pothuajse 6 tornitorë në 10. Kjo rezulton nga sistemi informatik Excelsior, realizuar nga Unioni i Dhomave, mbi parashikimet e punësimit për periudhën ndërmjet gushtit dhe shtatorit 2017 nga ana e bizneseve private të sektorëve të industrisë dhe shërbimeve.                            Jo vetëm kuzhinierë

«Një kërkim personeli në pesë rrezikon që të mbetet i paplotësuar për shkak të vështirësisë për të gjetur personel të përshtatshëm », bëjnë të ditur të dhënat e Unionit të Dhomave. Dhe jo vetëm kuzhinierë. Nga veriu në jug të vendit nuk gjenden analistë programues, operatorë tregtarë për Italinë, specialistë të logjistikës së magazinës, specialistë në drejtim dhe kontroll. «Këto janë profilet kryesore, që sipas ndërmarrjeve do të jetë e vështirë të gjenden në treg për periudhën gusht-shtator – vazhdon Unioni i Dhomave – Në total janë rreth 200 mijë pozicione pune që konsiderohen si problematike për t’u gjetur në periudhën në fjalë, ose 20,6% i  969 mijë vendeve të punës të parashikuara për t’u hapur ».

Më e komplikuar, pavarësisht normës së lartë të papunësisë, duket gjetja e profilit të duhur mes të rinjve (23% e totalit) drejt së cilës adresohet 35% e vendeve të reja të punës që parashikohet të hapen (339 mijë në total). Janë mbi të gjitha sipërmarrjet e teknologjisë së informacionit dhe të industrisë metal-mekanike dhe elektronike (37% të rasteve në total) që sinjalizojnë problemet më të mëdha për gjetjen e personelit të përshtatshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button