Kronika

Operacioni në “Don Bosko”, lihen në burg dy prej të arrestuarve

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Ardit Muratin, i arrestuar gjatë operacionit të policisë në Don Bosko, ndërsa detyrim paraqitje gjykata dha për babain e tij Shehat Murati.

Në burg është lënë edhe Blendi Peci, i cili mbeti i plagosur gjatë përplasjes së policisë më armë zjarri.

Në kudër të operacionit “Përpjekja e fundit”, ku u ndoq dhe u plagos Bledi Peca, teksa udhëtonte në makinën e 22-vjeçarit Arbër Murati.

Sipas policisë në dhomën e gjumit të Arbër Muratit është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë me peshë 50.2 gramë, 10 doza pluhuri të dyshuara të llojit kokainë, ngjyrë e bardhë, një dorezë metalike, një sasi vlere monetare në valutë prej 1210 euro dhe 18 000 lekë të reja, të cilat u sekuestruan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button