Home / Politika / Zjarret, Meta takon në Presidencë ministrin Demiraj

Zjarret, Meta takon në Presidencë ministrin Demiraj

Situatën shqetësuese të krijuar nga zjarret në vend, ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ia ka bërë të ditur edhe kreut të shtetit, Ilir Metës.

Mësohet se ata të dy janë takuar mesditën e sotme në ambientet e Presidencës pikërisht për të diskutuar në lidhje me këtë situatë.

Ministrin Demiraj ka qenë tepër i angazhuar në terren, me inspektime e monitorime, ndërsa dje ai u angazhua personalisht në aksionin për shuarjen e zjarrit në Krastë të Elbasanit.

Po dje, edhe shteti fqinj Greqia iu përgjigj thirrjes për ndihmë të autoriteteve shqiptare, duke dërguar dy avionë zjarrfikës.

Kujtojmë se deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, flitet për 15 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Vlorë, Dibër, Elbasan, Shkodër, Fier, Berat, Lezhë.

Për shuarjen e tyre janë angazhuar 24 makina zjarrfikëse, 109 forca zjarrfikëse, 20 punonjës të Gardës, 90 forca ushtarake, 11 forca pyjore dhe helikopterë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: