Kosova

Vuçiq merr guximin: Kosova është e humbur për Serbinë

Opinioni i presidentit serb Aleksander Vuçiq për Kosovën, i publikuar nga gazeta Blic disa ditë më parë, ka nxitur debate jo vetëm në Serbi, por edhe në botë.
DW raporton se e përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka dedikuar një artikull çështjes, duke thënë se Vuçiq shkeli hijen e rëndë të historisë serbe.

Sipas saj ajo që shkruan numri 1 i Beogradit është si të thotë Erdogani, se pranon që ka pasur gjenocid osman ndaj armenëve, përcjellë Top Channel.

Vuçiq thotë të pathënën për Kosovën, pohon gazeta gjermane, duke ju referuar deklaratës se presidentit serb për bashkëkombasit, se Kosova është e humbur për Serbinë, pa futur këtu veriun me shumicë serbe. Ky qëndrim është i përhapur mes shumë serbëve, vijon media, por liderë të tjerë nuk kanë guxuar deri më tani të përmendin me emër gjërat, nga frika e pakicës intelektuale nacionalistë, peshkopëve ortodoksë dhe demagogëve të tjerë.

Frankfurter Algemaine Xajtung vëren se nëse ka një politikan, i cili mund të kapërcejë këtë frikë është pikërisht Vuçiq.

“Për momentin provokimet e Vuçiq ndaj shpirtit serb janë vetëm fjalë, por fjalë që deri më tani nuk janë dëgjuar kështu në Beograd”, përfundon e përditshmja gjermane artikullin e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button