Home / Bota / 2000 militantë në Raka luftojnë për mbijetesë

2000 militantë në Raka luftojnë për mbijetesë

Rreth 2000 militantë të Shtetit Islamik kanë mbetur në qytetin sirian të Raka-s, ndërsa vazhdon ofensiva për të rimarrë fortesën e terroristë.

Zyrtarë amerikanë thanë se forcat e mbështetura nga SHBA kanë vënë nën kontroll 45% të Raka-s qëkur operacioni për çlirimin e saj nisi në qershor.

Ekspertët paralajmërojnë se militantët e mbetur në qytet po luftojnë për mbijetesë dhe me shumë gjasa do të vdesin aty, prandaj përleshjet janë tejet të ashpra. Shteti Islamik mori kontrollin e Raka-s në 2014-n dhe e shpalli atë kryeqytetin e kalifatit.

Rënia e këtij qyteti do të ishte një disfatë shumë e madhe për Shtetit Islamik, të cilit nuk do t’i mbetej më asnjë qytet i madh nën kontroll. Sidoqoftë, ky nuk do të ishte fundi i Shtetit Islamik, i cili pavarësisht se ka humbur thuajse 60% të territorit që kontrollonte në Siri, është ende i pranishëm në vend. Është e paqartë se sa cilëve kanë mbetur në Raka, pasi gjatë viteve nën Shtetin Islamik, me qindra mijëra ja mbathën, por OKB thotë se bëhet fjalë për 20 deri në 50 000.

Më shumë se 400 000 njerëz kanë humbur jetën në Siri gjatë luftës civile gjashtë vjeçare, megjithëse kjo shifër nuk përditësohet prej kohësh dhe ekspertët pretendojnë se është shumë më e lartë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: